E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen 3 automjete, plagoset një person

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Cërrik-Elbasan por fatmirësisht pa viktima.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Mjekës ku dy autobusë linje janë përplasur me një makinë  dhe për pasojë është plagosur lehtë një person.

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Sipas të dhënave të para të policisë, dyshohet se shkak  për aksidentin ka qene shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte autovetura ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›