E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret konsum 250 miliarde leke ushqime nga jashte

Ne vend vazhdojne te qarkullojne nje sasi e konsiderueshme e mallrave per konsum qe vijne nga jashte. Shifrat qe behen publike nga Instituti i Statistikave tregojne se deri tani ne vend shqiptaret kane konsumuar 250 miliarde leke ushqime te blera nga jashte. Sasia me e madhe e tyre vjen nga Italia te cilat kapin vleren e 10 miliard lekeve te reja. duke kryer nje analize mbi ecurine ed shkembimeve tregtare rezulton se viti mbyllet me deficit te larte. Konkretisht importet e mallrave nga Italia ne Shqiperi, per periudhen janar-nentor 2007, arriten vleren e 91 miliard e 984 milion lekeve, me nje rritje te ndjeshme prej 16 miliard e 802 milion leke, ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare. Sipas Institutit te Statistikave, Italia vazhdon te mbetet partneri kryesor tregtar i vendit. Me Italine, sipas INSTAT, gjate ketij muaji eksporti ze 83.3 per qind te totalit dhe importi 50 per qind. Ne vleren e larte te mallrave te importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zene makinerite dhe pajisjet teknologjike per industrite e reja dhe per rinovimin e atyre ekzistuese nga sipermarresit private shqiptare, por dhe italiane qe ushtrojne aktivitet ne Shqiperi. Importi i kesaj kategorie, arriti per kete periudhe vleren e mbi 21 miliard e 459 milion lekeve, duke treguar interesin e larte ne rritje te biznesit per futjen ne perdorim te makinerive cilesore, kryesisht per sektoret e industrise tekstile, te materialeve te ndertimit si dhe te prodhimit te produkteve agroindustriale. Eksportet nga Shqiperia drejt Italise gjate 11-mujorit arriten ne rreth 60 miliard e 887 milion leke. Ne vleren e larte te mallrave te eksportuar drejt shteti fqinj, vendin kryesor e zene grupi "tekstile dhe kepuce". Eksporti i kesaj kategorie arriti per kete periudhe vleren e mbi 38 miliard e 248 milion lekeve. Sipas ketyre burimeve, u importuan 38.561 milion leke mallra me rritje 40.6 per qind ne krahasim me muajin nentor te 2006 dhe rritje 14.1 perqind ne krahasim me muajin tetor 2007. Deficiti tregtar i ketij muaji eshte 29.431 milion leke, duke shenuar nje rritje prej 15.1 per qind, krahasuar me muajin paraardhes dhe nje rritje prej 43.1 per qind krahasuar me muajin respektiv te vitit 2006. Tregtia me vendet e Bashkimit Evropian zuri 60.7 per qind. Partneret kryesore tregtare vazhdojne te jene Italia dhe Greqia. Me Italine eksporti eshte 83.3 per qind dhe importi 50 per qind, kurse me Greqine, eksporti eshte 7.3 per qind dhe importi 24.4 per qind. Disa nga partneret tane tregtare me te cilet eksporti dhe importi eshte rritur, jane: per eksportin, Gjermani, Itali, Kine, etj, dhe per importin, Gjermani, Itali, Kine, Ukraine, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›