Ka blerë rroba në dyqane bamirësie

Supermodelja Rosie Huntington-Whiteley ka thënë se ishte mësuar të blinte rrobat e saj në dyqane të bamirësisë. Ylli i filmit ‘Transformers: Dark of the Moon’, e ka pranuar se kënaqej duke zgjedhur rroba nga grumbujt e mëdhenj të rrobave.
“Vajzat britanike i adhurojnë veshjet tipike të përdorura. Para se të merresha me modelim, këto ishin rrobat e vetme që mundja t’i blija. Shkoja nëpër dyqane të bamirësisë për të gjetur gjëra. Më pëlqenin ato sepse secila tregonte një rrëfim. I shikon ato pjesë elegante si një art dhe pyet se kush i ka veshur ato para shumë vitesh.
Është shumë romantike”, ka thënë ajo për revistën “Now”. Ajo tani është prezantuese e koleksionit të ri të veshjeve të brendshme intime të firmës ‘Marks & Spencer’, në të cilat ajo thotë se ndjehet mjaft komode dhe seksi./Indeksonline/