E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besart Halimi fejohet

Tërësisht larg vëmendjes së medias, këngëtari Besart Halimi ka vu kurorën e fejesës. Në një ceremoni të thjeshtë dhe familjare në ambientet e ‘Country House’, Besarti ka ndërruar unazat me të dashurën e tij me të cilën është në lidhje për vjet me radhë.

Ndonëse të dashuruar për shumë vjet, këngëtari pak herë ka folur për të fejuarën, duke dashur që jetën e tij private ta mbajë vetëm për vete. Por atë që nuk e ka mohuar asnjëherë dhe e ka rrëfyer me shumë krenari, ishte dashuria e pakusht që ndjente për të fejuarën e tij./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›