E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ka derdhur shpirtin në çdo notë”- Ndjekësit komentojnë këngët e Eurosong, vlerësime për Alis

E ndërsa kanë mbetur pak ditë nga nisja e ngjarjes më të madhe muzikore europiane në Vjenë të Austrisë, faqja zyrtare e Eurovision Song Contest ka ftuar mbi dy milionë ndjekësit e saj për të dëgjuar, shijuar dhe votuar këngëtarët pjesëmarrës.

Një prej tyre është Alis, përfaqësuesi i Shqipërisë me këngën “Nan”.

Në postimin e shoqëruar dhe me disa momente shpërthyese të këngës, Eurosong thotë se këngëtari shqiptar, i veshur shik, ka derdhur shpirtin e tij në çdo notë të kësaj kënge.

Eurovision Song Contest 2026 do të transmetohet drejtpërdrejt më 12, 14 dhe 16 maj, duke premtuar një spektakël të paharrueshëm për miliona shikues.

Publiku shqiptar do të mund ta ndjekë Eurovision  në RTSH1, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›