Ka edhe kështu/ Prokurori alarmon policinë: Më kanë vjedhur makinën. Por kishte harruar ku e kish parkuar
Nuk është barsoletë. Madje protagonist nuk është një polic, por një prokuror.
Siç raporton A1Report, një prokuror ka alarmuar policinë, duke denoncuar humbjen e makinës së tij pranë stadiumit Selman Stermasi.
Policia është vënë në lëvizje dhe ka arritur të gjejë makinën të parkuar në zonën e ish- Bllokut në Tiranë.
Pas gjetjes së makinës, prokurori ka pranuar se në fakt nuk e mbante peng se ku e kishte parkuar makinën.
Ama policët u lodhën dy ditë duke zbuluar makinën./ep
