E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Ka humbur tradita e vizitave familjare”, Silvi Bardhi: Të hedhim sytë te familja

A i festojnë më njësoj shqiptarët festat e fundvitit si Krishtlindjet dhe Vitin e Ri? Ishte një nga pyetjet që u ngrit në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

E ftuar në studio zëdhënësja e PD, Silvi Bardhi tha se vitet e fundit kas humbur tradita ku shqiptarët I shkojnë në shtëpi njëri tjetrit, duke apeluar se kjo duhet të rikthehet patjetër, pasi është ajo që I jep tjetër dimension shpirëtror festave.

Pjesë  nga biseda:

Silvi Bardhi: Ka humbur tradita e vizitave në shtëpinë e familjarëve. Mendoj që duhet të rikthehet kjo gjë. Kafet, lokalet, restorantet janë shumë të ftohta për marrëdhëniët njerëzore, ndërfamiljare. Shqiptarët sot duhet t’i rikthehen njëri-tjetrit, t’i rikthehen takimeve të tyre. Shtëpia është ajo që ti tregon mikpritjen e vërtetë. Nuk do të thotë që ti të shtrosh nje drekë apo  një darke, por afirmiteti mes familjarëve duhet që të ktheht në familjet tona. Ajo që mua më vjen keq është humbja e kësaj tradite.

Taulant Stërmasi: Unë e bëj, në 1 dhe 2 hamë drekë ose darkë tek tezja, daja.  1, 2 dhe 3 ne shtegtojmë të gjithë, mblidhemi të gjithë të grupuar.

Borakaj: Pra është i njëjti grup njerëzish që mblidheni.

Taulant Stërmasi: Jo patjetër, mblidhen më të afërmit, pra nëse ti ke tezen më të afërt shkon tek tezja. Kur shkon tek xhaja, mblidhen gjithë xhaxhallarët bashkë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›