E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pse nuk konsumohen disa ushqime gjatë Krishtlindjeve? E sqaron Pastor Akil Pano

Pastori Akil Pano i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj ka folur për Krishtlindjen si festë fetare, por edhe për anën e kulinarisë, se cilat janë ushqimet që duhet të konsumohen e cilat ndalohen.

Pastor Akili tha se gjatë katër të dielave para Krishtlindve besimtarët e Krishterë që janë praktikanë  me zgjedhjen e tyre të lirë i nënshtrohen një regjimi ushqimor që lidhet me dimensionin shpirtëror të jetës.

Sipas tij ata e privojnë jetën e tyre përsa i përket disa ushqimeve si mishi, produktet si ëmbëlira, bulmeti, pijet alkoolike.

Pjesë nga biseda:

Pastori: Janë 4 të diela dhe data kur bie Krishtlindja, që mund të jetë çdo ditë jave. Katër të dielat janë të dedikuara mesazhit të Krishtlindjes. Gjatë këtyre 4 javëve besimtarët që janë praktikant, me zgjedhjen e tyre të lirë i nënshtrohen një regjimi ushqimor që lidhet me dimensionin shpirtëror të jetës.  E privojnë jetën e tyre përsa i përket disa ushqimeve si mishi, produktet si ëmbëlira, bulmeti, pijet alkoolike.  I vetmi produkt i cili konsumohet është peshku. Por edhe ky 1 ose 2 herë në javë dhe e gjithë menuja zëvëndësohet nga drithërat dhe perimet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›