E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ka lindur personi që do të jetojë 150 vjet

Një nga shkencëtarët më të njohur në botë thotë se tashmë ka lindur personi, që do arrijë të jetojë 150 vjet. Për më tepër, Aubrey De Grey thotë se personi i parë që do të jetojë 1 mijë vjet do të lindë brenda dy dekadash.

Gerontologisti biomjekësor dhe shefi i shkencëtarëve në fondacionin për kërkimet për jetëgjatësinë, thotë se mjekët shumë shpejt do kenë gjithë mjetet për të kuruar plakjen.

Do thoja se ne kemi 50 me 50 përqind mundësi që të vendosim plakjen nën kontroll mjekësor brenda 25 vjetësh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›