E Shtunë, 31 Tetor 2026

Joe Biden, hap llogari në Twitter

Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 17:07

Zëvendës-kryetari amerikan, Joe Biden, është regjistruar në Twitter, me llogarinë @VP, duke përcjellë lajmërimin e kryetarit Obama që ai do të fillojë të cicërojë me llogarinë @BarackObama.

Kjo duket të jetë llogaria e parë aktive e zëvendës-kryetarit në Twitter. Blogu i Shtëpisë së Bardhë raporton që stafi i Biden-it do të ofrojë përditësime në lajmet dhe lajmërimet që vijnë nga zyra e zëvendës-kryetarit, po ashtu edhe pamjet e skenave të pasme të jetës së tij.

Në cicërimën e parë nga llogaria e tij, stafi i tij shkruajti “VP & Dr. B shpresojnë që të gjeni kohë të mendoni për familjet dhe trupat ushtarake gjatë kësaj Dite të Pavarësisë, Gëzuar i 4-ti nga OVP! @JoiningForces.”

Shtëpia e Bardhë dhe fushata 2012 e kryetarit Obama është në një tërbim në Twitter. Me nxehjen e fushatës 2012, Twitter është bërë një qendër për komunikime në mes të kandidatëve dhe publikut.

Vetë Obama do të fillojë të shkruajë në Twitter dhe Facebook./pcworldalbanian/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›