E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ka merak për Armand Lilon”/ Salianji – lidershipit të PD: Sot duhet të ishte gardh te pallati i djegur në mes të Tiranës

“Një Parti Demokratike me lidership të pakapur nuk do rrinte duke bërë analiza ne Berat. Do ishte sot gardh te pallati i djegur në mes të Tiranës! Aty është modeli i babëzisë korruptive të Ramës”.

Kështu e nis një reagim të tijin në rrjetet sociale ish deputeti i PD, Ervin Salianji.

Sipas tij, aty është skena e krimit. Aty është prova e gjallë e babëzisë për fitim të shpejtë, betonit pa plan, ndërtimeve pa cilësi, lejeve pa hesap, materialeve pa kontroll dhe korrupsionit që ka marrë peng jetën e qytetarëve.

“Lidershipi i sotëm i PD-së ka halle të tjera. Ka merak për Armand Lilon“, shkruan Salianji.

Reagimi i plotë: 

Një Parti Demokratike me lidership të pakapur nuk do rrinte duke bërë analiza ne Berat. Do ishte sot gardh te pallati i djegur në mes të Tiranës! Aty është modeli i babëzisë korruptive të Ramë që sjell pasoja fatale për jetën, shëndetin dhe pronat e qytetarëve!

Aty është skena e krimit. Aty është prova e gjallë e babëzisë për fitim të shpejtë, betonit pa plan, ndërtimeve pa cilësi, lejeve pa hesap, materialeve pa kontroll dhe korrupsionit që ka marrë peng jetën e qytetarëve. Por jo… lidershipi i sotëm i PD-së ka halle të tjera. Ka merak për Armand Lilon.

Po, për atë që ka ndërtuar gjysmën e Tiranës, për atë që bëri 4 kate pa leje në mes të kryeqytetit dhe ligji nuk guxoi ta prekë.

Po, për atë që është simbol i lidhjes së pisët mes pushtetit dhe parasë.

Kur digjen pallatet dhe rrezikohen jetët e qytetarëve, nuk ka vend për heshtje.

Heshtja është bashkëfajësi dhe le dyshime të forta për ortakëri me qeverinë, prandaj duhet ndryshim!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›