E Diel, 1 Nëntor 2026

Kabinat elektrike të hapura, banorët e Tiranës denoncojnë rrezikun

Tiranë- Në zonën e Tiranës së Re përballë urës së Drejtorisë së Policisë një kabinë elektrike e cila qendron e hapur është kthyer në shqetësimin e banorëve dhe kalimtarëve.

Banorët e zonës e veçanërisht shitësit ambulantë shprehën shumë të revoltuar, pasi ajo përben rrezikshmeri të lartë për jetën.

Ata thonë se në kabinën elektrike futen kafshë të cilat jo rrallë herë kanë shkaktuar edhe shpërthimin e saj.

IDEA po publikon të plotë denoncimin qytetarit: 

Përshëndetje,

Poju drejtohem për të denoncuar papërgjegjshmërinë e çdo autoriteti që nuk merr asnjë masë për ta mbyllur atë. Pavarësisht se lajmërohet në hyrje që është rrezik vdekje futja në të sërish në të bëhet nga kushdo. Dera e prishur i ngjan një gërmadhe në mes të qytetit. Ajo përbën rrezik jo vetëm për jetën, por shkakton shpesh edhe stakime për shkak të kafshëve që futen aty mace e qen. Ndaj një kyç është minimumi që mund të bëhet.

Kabina e hapur

Kabina elektrike

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›