E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia pa datë të bisedimeve me BE-në

Duke u bazuar në konkludimet e një draftrezolutë, e cila do t’u prezantohet ministrave të jashtëm të BE-s, Serbia nuk do të marrë datën për fillimin e bisedimet për anëtarësim në BE, deri sa t`i përmbush plotësisht marrëveshjet e arritura në dialogu me Prishtinën dhe deri sa të bëjë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Kështu kanë deklaruar disa burime përbrenda BE-së, për mediat serbe.

Sipas asaj që shkruhet, është e mundur që bisedimet me Beogradin nga Bashkim Evropian të bëhen të hapura në muajin qershor, pasi Këshilli i Bashkimit Evropian të vlerësoj progresin e arritur që është bërë në mes dialogut Prishtinë- Beograd.

Sido që të jetë një diplomat në kushte anonimiteti ka deklaruar se disa vende janë “kategorisht kundër që Serbia të filloj bisedimet me BE-në”.

“Bile edhe pas tri takimesh në nivel ambasadorësh, gjatë javës së kaluar, ne nuk kemi arritur asnjë marrëveshje në konkluzionet, në draftin për Serbinë dhe Kosovën”, ka thënë diplomati.

Vendet të cilat e kanë kundërshtuar draftin i cili nuk është emëruar, janë Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda, të cilat sipas burimeve në fjalë, besojnë se një progres i rëndësishëm në zbatimin marrëveshjeve në mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është bërë.

Në anën tjetër, Austria, Italia dhe Qipro, siç raportohet, besojnë se tani Serbia e meriton shpërblimin pas fillimit të suksesshëm të marrëveshjes për menaxhimin integruar të kufirit (IBM).

Gjithnjë sipas të njëjtave burime, vendet të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, si Qiproja, Greqia, Romania, Sllovakia dhe Spanja kanë refuzuar që Kosovës t`i mundësohet nënshkrimi i marrëveshjes për stabilizim-Asocim.

Përveç kësaj, ekziston edhe këmbëngulja e disa vendeve anëtare të BE-s, për mundësinë që Kosovës t`i epet mundësia e nënshkrimit të marrëveshjes se Asocim - Stabilizimit në qershor.

Diplomati po ashtu ka bërë të ditur se “Ministrat e BE-së që nga sot deri të premten do të provojnë të gjejnë zgjidhje”.

“Ne patjetër duhet të gjejmë një formulë që i jep Serbisë dhe Kosovës një perspektiv Evropiane, dhe do t’i kënaq të gjitha vendet anëtare të BE-së”, ka thënë ai, duke theksuar se kjo detyrë nuk do të jetë e lehtë, duke i konsideruar se kjo çështje është veçanërisht e natyrës politike.

Në përgjithësi, Komisioni për Politika të Jashtme, do të mbaj sesione në ditën e parë, në të cilën në mbrëmje, ministrat do të dëgjojnë raportin nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme, Catherine Ashton, për progresin në dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Dita e dytë e Këshillit është e rezervuar për çështje më madhore, në të cilat ministrat e BE-së do të diskutoj për progresin që është bërë nga vendet kandidatë, gjatë një viti.

Në samitin i cili do të mbahet të enjten dhe të premten, përkatësisht më 12 dhe 14 dhjetor, krerët e shteteve dhe qeverive do të adaptojnë konkluzionet e propozuar nga ministrat. Po ashtu temë e diskutimeve do të jenë edhe situata në Lindjen e Mesme, në Afrikë, po ashtu edhe marrëdhëniet me Rusinë.

Shqipëria, e cila është duke pritur për statusin kandidatit dhe Maqedonia, e cila nuk mund të fillojnë bisedimet, pa e zgjidhur problemin e emrit me Greqinë do të mbeten duarthatë.

Bosnia dhe Hercegovina, e cila nuk ka mundur t`i bëjë ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë, po ashtu nuk do të merr statusin kandidatit për këtë vit.

Mali i Zi, i cili ka shpenzuar shumicën e viti për fillimin e bisedimeve ne BE, më në fund do të merr statusin kandidatin në verën e vitit 2012, në kohën kur Kroacia, do të jetë e gatshme të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.

“Ky nuk ka qenë një viti i mirë në të arriturat”, ka theksuar ky diplomat i cili nuk ka dashur të identifikohet.

“Bllokimi i progresit është rezultat i progresit të vogël i vendeve kandidat në plotësimin e kushteve, por po ashtu edhe kriza ekonomike që ka goditur BE-në, ka ndikuar në këtë proces”, ka shpjeguar i njëjti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›