E Diel, 1 Nëntor 2026

Kabineti "Berisha 2", nesër do të votohet nga Kuvendi

Pas dekretimit të 15 ministrave nga Presidenti Topi kabineti i ri "Berisha 2" do të votohet nesër në Parlament. Sipas faqes zyrtare të Kuvendit ky vendim është marrë pas një marrëveshjeje mes kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryeministrit, Sali Berisha.
Në një deklaratë për shtyp është lajmëruar se në seancën e së enjtes do të miratohet programi politik i qeverisë për 4 vitet e ardhshme si dhe përbërja e kabinetit.
"Bazuar në nenin 110, pika 1, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë në të cilin thuhet se: "Data e seancës plenare për miratimin e programit politik dhe të përbërjes së Këshillit të Ministrave, në zbatim të nenit 97 të Kushtetutës, përcaktohet nga Kryetari i Kuvendit në marrëveshje me Kryeministrin", njoftojmë se, Kryetarja e Kuvendit në marrëveshje me Kryeministrin e Shqipërisë kanë vendosur mbledhjen e parlamentit në seancë plenare ditën e mërkurë, datë 16 shtator 2009 ora 18.00"- thuhet në deklaratën për shtyp të Kuvendit të Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›