E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton katër gjeneralë të rinj

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dhënë gradat për pesë ushtarakë të lartë të ushtrisë shqiptare.
Në mbështetje të Kushtetutës së Shqipërisë, presidenti Topi i ka dhënë gradën madhore Gjeneral Brigade, kolonelit Sandër Lleshi dhe Abaz Lleshit. Ndërkohë, Kapiten i Rangut, Kristaq Gërvenji, i jepet grada madhore Kundëradmiral. Gjithashtu, Kolonel Dhori Spirollari dhe Kolonel Xhemal Gjunkshi, iu jepen gradat madhore Gjeneral Brigade.
Propozimet janë bërë nga ministri i Mbrotjes. Këto dekrete hyjnë në fuqi menjëherë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›