E Diel, 1 Nëntor 2026

Kabul, shpërthim pranë ambasadës amerikane

Kabul - Një makinë bombë shpërtheu të enjten pranë ambasadës amerikane në Kabul, duke shkaktuar vdekjen e 4 vetëve. Sipas policisë afgane, një numër personash të tjerë u plagosën nga sulmi. Më parë, Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai tha se do të dëshironte t’i ndalte sulmet ajrore amerikane ndaj vendit të tij, por shtoi se nuk kishte fuqi ta bënte një gjë të tillë. Kritikat e fundit të zotit Karzai për praninë amerikane në Afganistan u bënë të mërkurën, gjatë një konference për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jap de Hup Shefer në Kabul.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›