Kryeministri tajlandez refuzon doreheqjen

Qeveria tajlandeze ka refuzuar kerkesen e shefit te ushtrise per shperberjen e parlamentit dhe thirrjen e zgjedhjeve te parakohshme, si nje menyre per daljen nga kriza ekonomike.
Nje zedhenes i qeverise e hodhi poshte oferten e gjeneralit Anupong Paochinda, per te cilin tha se nuk do ta lejoje qe te beje nje grusht shteti, vetem dy vjet pas largimit te ish kryeministrit Thaksin Shinawatra.
Ne nje konference shtypi ne Bangkok, zedhenesi kerkoi qe protestuesit te largohen nga aeroporti nderkombetar dhe te ndalin fushaten antiqeveritare. Nattawut Saikuar deklaroi se kryeministri nuk ka ndermend te jape doreheqjen apo te shperndaje parlamentin, pasi eshte zgjedhur ne menyre demokratike.