E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabul, sulmohet pallati presidencial

Një grup agresorësh sulmuan hyrjen e pallatit mbretëror në Kabul, në orët e para të mëngjesit të së martës, bëri të ditur stafi i brendshëm për CNN.

Anëtari i stafit raportoi për shpërthime dhe të shtëna armësh. Pallati gjendet në distriktin Shash Darak të Kabulit, i cili është pranë Ambasadës amerikane dhe zyrave qendrore të ISAF.

Jemi duke monitoruar situatën momentalisht, tha Ëill Griffin, një zëdhënës i ISAF. Kemi dëgjuar shpërthime dhe të shtëna me armë të lehta. Kemi marrë masat e duhura për të siguruar sigurinë e personelit të ISAF dhe partnerët e tyre.

Lajmi u bë i ditur nga disa mesazhe në Tëitter nga llogaria e medias zyrtare të ISAF, të cilat tregonin mbi seriozitetin e situatës.

Kampi i mbyllur në selinë e ISAF, shpërthime në zonë, thuhej në postimin e parë, ndërsa në të dytin lexohej Të shtënat dhe tymrat alarmuan Ambasadën amerikane në Kabul.

Vetëm 1 javë pasi koalicioni ndërkombëtar lëshoi sigurinë në duart e forcave afgane, këto sulme duken si një test i hershëm për ta dhe aftësinë e tyre për të ruajtur rendin e qetësinë.

Ndërkohë, më pas erdhi dhe njoftimi nga kreu i policisë afgane, se agresorët janë vrarë dhe sulmi ka përfunduar pa probleme për palët e kërcënuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›