Kaçanik, e pëson vogëlushja 9-vjeçare

Një automjet transportues i tipit cisternë ka goditur për vdekje një fëmijë të moshës 9-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mesditë, në hyrje të Kaçanikut.
Burime të konfirmuara mirë bëjnë të ditur se bëhet fjalë për vogëlushen Diellza Gashi, e cili në atë moment kishte zbritur nga autobusi dhe ishte duke trupuar rrugën magjistrale “Kaçanik - Ferizaj”.
Rastin e konfirmon edhe zëdhënësi rajonal i policisë në Ferizaj, toger Agim Gashi. “Njësiti i trafikut rajonal ka dalë në vend të ngjarjes dhe sipas hetimeve të para ka vlerësuar se deri tek aksidenti ka ardhur kur ngasësi A.Q. 22 vjeçar i automjetit transportues i tipit cisternë, me tabela KS, ishte duke lëvizur në magjistralen Kaçanik-Ferizaj dhe me të arritur në lagjen “Dushkaja”, në rrethana ende të panjohura, godet vogëlushen D.G. 9-vjeçare, e cila kishte zbritur nga autobusi dhe po truponte rrugën”, ka thënë ai.
Sipas zëdhënësit, vogëlushja me këtë rast ka marrë goditje vdekjeprurëse. Zëdhënësi rajonal ka thënë se me këtë rast është njoftuar edhe prokuroi publik i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i vogëlushes të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Prokurori publik gjithashtu ka urdhëruar që personi i automjetit që kishte shkaktuar këtë fatkeqësi të rëndë komunikacioni të dërgohet në mbajtje.
Vetëm dy ditë përpara në rajonin e Ferizajt, përkatësisht në rrugën “Rexhep Bislimi” të Ferizajt, ka humbur jetën një këmbësor, gjithashtu duke trupuar rrugën.