“Çohu” kërkon ndalimin e privatizimit
Drejtues të Organizatës Joqeveritare “Çohu” kanë vlerësuar se privatizimi i kompanive publike duhet të ndalet urgjentisht, pasi me privatizimin e tyre do të përfundonte ekonomia e Kosovës, ndërkohë që Qeveria është konsideruar si pengues kryesor i zhvillimit të këtyre kompanive.
Avni Zogiani nga OJQ “Çohu”, këto komente i ka bërë të mërkurën, me ç’rast ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është duke e pasur të qartë se çfarë është duke ndodhur me ekonominë e vendit.
Ai ka kritikuar qeverinë se ka nxjerrë 260 milionë euro jashtë shtetit nëpër banka të huaja për një kamatë tepër të vogël, ndërkohë që është futur borxh me po aq para te Banka Botërore.
Sipas Zogianit, privatizimi i kompanive publike nën udhëheqjen e akterëve të tillë çfarë është duhet të ndalet urgjentisht, pasi kjo do të bënte që tërë pasuria e Kosovës të jetë në duar të kompanive të huaja.
“Ne mendojmë se ky privatizim duhet të ndalet urgjentisht, ky privatizim, i tillë çfarë është nën udhëheqjen e akterëve të tillë çfarë i kemi, nën ndikimet e tilla çfarë i kemi nga sektori privat duhet të ndalet urgjentisht. Përndryshe me privatizimin e kompanive publike në Kosovë do të përfundojë ekonomia e Kosovës. Përveç kësaj jo vetëm që do të përfundojë ekonomia e Kosovës, por do të përfundojë edhe qëndrueshmëria e shtetit të Kosovës. Shteti i Kosovës nuk do të jetë demokratik, duke qenë se tërë pasuria e tij do të jetë në duar të kompanive të huaja”, ka thënë Zogiani.
Për më tepër, Zogiani ka vlerësuar se qeveria po heq dorë nga gjithçka që ka, po shet gjithçka, pa e pasur idenë se si do t’i shpenzojë ato para. Ai ka pohuar se qeveria është pengues kryesor i zhvillimit të kompanive publike.
“Në kontaktet tona me udhëheqës të kompanive publike ata ankohen që qeveria dhe bordet që i ka vendosur Qeveria janë pengues kryesor i zhvillimit të kompanive publike. Qeveria nëpërmjet metodave të ndryshme, politikave të gabuara, kontratave të dëmshme ne emër të kompanive publike, mbi punësimeve politike është duke penguar, por edhe në interferimet në procesin e prokurimit, do me thënë nuk lejon kompanitë publike të përballojnë konkurrencën e vet duke bërë pengesa në prokurim, duke stërzgjatur procedurat etj”, ka thënë ai.
Zogiani ka thënë se argumenti kryesor në Kosovë është korrupsioni, ndërkohë që sipas tij pikërisht korrupsioni është një trik që është krijuar nga këta faktorë që po ndikojnë për të shitur gjithçka. /kosovapress/