E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kacin BE te ratifikoje MSA-ne me Serbine

Raportuesi per Serbine ne Parlamentin Evropian Jelko Kacin ka ftuar vendet anetare te BE-se qe nuk kane ratifikuar MSA-ne me Serbine qe te bejne sa me shpejt nje gje te tille.

Sipas tij ratifikimi i kesaj marreveshjeje eshte i domosdoshem dhe do te shtyje Beogradin qe te permbushe detyrimet e tij ndaj gjykates se Hages.

Bashkepunimi i plote me gjykaten e Hages do te mundesonte progres ne afrimin e Serbise drejt BE-se dhe une shpresoj qe kjo te ndodhe sa me shpejt ka deklaruar Kacin.

Bashkepunimi i plote me gjykaten e Hages dhe kapja e te kerkuarit Ratko Mlladic i jane vendosur Serbise si kushte nga disa vende anetare per afrimin me BE-ne.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›