E Diel, 1 Nëntor 2026

Kacin Marreveshjet historike - Studimi i fizibilitetit jo i mjaftueshem

Raportuesi i Bashkimit Evropian per Serbine slloveni Jelko Kacin marreveshjet e fundit ndermjet Kosoves dhe Serbise i vleresoi si historike pasi qe sipas tij kjo gje do ti ndaloje te gjitha perpjekjet per ta bllokuar Kosoven. Pas takimit qe pati ne Prishtine me zevendeskryeministrin e Kosoves Sllobodan Petroviq Kacin tha se Kosova tani eshte e rrethuar edhe me nje vend tjeter kandidat per te hyre ne BE duke iu referuar vendimit te fundit te Keshillit per Serbine.

Vendimi i bazuar ne marreveshjet ndermjet Beogradit dhe Prishtines i jep fund bllokadave per Kosoven sepse substanca e Bashkimit Evropian dhe i komunitetit te biznesit eshte liria e levizjes per njerezit dhe mallerat pastaj sherbimet kapitali dhe idete. Pas marreveshjeve te fundit Serbia duhet ta deshmoje veten jo vetem me fjale por edhe ne zbatimin e ketyre marreveshjeve tha Jelko Kacin ndash raportues i BE-se per Serbine.

Kacin permendi edhe shembujt e rajonin duke theksuar se Maqedonia eshte ajo qe duhet te gjeje nje zgjidhje sa me te shpejte sa i perket ceshtjes se emrit. Ndersa sa i perket Kosoves ai shtoi se procesi i liberalizimit te vizave duhet te ece shume me shpejt.

Studimi i fizibilitetit per Marreveshjen e Stabilizim Asociimit eshte sinjal i mire por jo i mjaftueshem. Neve nuk na duhen deklarata por na duhet zhvillim shtoi Kacin pas nje takimi me zevendeskryeminsitrin e Kosoves Sllobodan Petroviq.
Aty u diskutua edhe per situaten politike dhe procesin e decentralizimit. Petroviq tha se per te gjithe ata qe duan ti vleresojne drejte marredheniet ndermjet serbeve dhe shqiptareve duhet ta vizitojne jugun e Kosoves pasi qe veriu nuk eshte tregimi real.

/rg/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›