E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati kombetar i peshengritjes test per Europianin

Klubi i Elbasanit ne bashkepunim te ngushte me Federaten Shqiptare te Peshengritjes kane marre te gjitha masat per mbarevajtjen e ketyre garave. Ne gara marrin pjese tre ekipe per femra me nente sportiste si dhe njembedhjete ekipe per meshkuj me 49 sportiste.
Per femra Tirana perfaqesohet me gjashte sportiste ndersa per meshkuj me me shume sportiste. Do te paraqiten ekipet e Elbasanit Vllaznise dhe Teutes me nga tete peshengrites secili.
Ndersa ekipet e meshkujve te Studentit dhe mjeshtrise Sportive te Durresit do te konkurojne vetem me nga nje sportist.
Gjate ceremonise zyrtare te fillimit te Kampionatit Kombetar te Peshengritjes per te Rritur Presidenti i Federates Shqiptare te Peshengritjes Esat Ademi e cilesoi sukses te madh pjesemarrjen masive te ekipeve ne keto gara pasi ne mbyllje te tyre do te seleksionohen edhe sportistet me te mire te cilet do perfaqesojne Shqiperine ne Kampionatin Europian.
Tre nga yjet e peshengritjes shqiptare Hysen Pulaku Fetije Kasa dhe Romela Bega nuk ishin pjese e ketyre garave.
Aktualisht Pulaku po stervitet ne SHBA Fetije Kasa ne Bullgari dhe Romela Bega ne Greqi si pjese e elites se peshegritjes shqiptare te grumbulluar per Kampionatin Europian te radhes.
Nderkaq edhe peshengritesit Briken Calja e Ilir Suli nuk kane qene pjese e garave te ketij Kampionati Kombetar te Peshengritjes.
Sipas presidentit te FSHP Esat Ademi mungesa e peshengritesit Calja eshte kushtezuar nga mjeku pasi ai po rikuperohet ndersa Suli nuk eshte pjese e ekipit perfaqesues per ne Kampionatin Europian.
Kampionati i Peshengritjes ka startuar mesditen e se dieles dhe perfundon te henen ne mesdite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›