E Diel, 1 Nëntor 2026

Kacin: Serbia mund ta marrë statusin e kandidatit në BE

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, gjatë qëndrimit në Beograd, ka deklaruar se deri në fund të këtij viti, Serbia, mund të marrë statusin e kandidatit për tu bërë anëtare e BE-së. Sipas Kacin, në pranverën e vitit të ardhshëm, nëse e merr këtë status, Serbia mund të nis bisedimet për anëtarësim me BE-në.

Ai megjithatë vuri në dukje se përparimi i Serbisë drejt integrimit evropian nuk është i mjaftueshëm pa ekstradimin e të paditurve nga Tribunali i Hagës.

“Si raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë, vë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të plotë me gjykatën e Hagës”, tha Kacin në kongresin e Partisë Liberale Demokratike të Serbisë.

Duke folur për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Kacin shprehu shqetësimin e tij për mbështetjen në rënie për këtë proces nga vendet anëtare të BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›