Klinton, Mesiç dhe Kuçan, të ftuar në konferencën e Budvës

Konferenca, “Iniciativa ballkanase për fuqizimin e shoqërive në Europën juglindore”, në të cilën i ftuar special do të jetë ish- Presidenti amerikan, Bill Klinton, zhvillohet sot në Budva. Konferenca e cila do të mbahet nën patronazhin e qeverisë së Malit të Zi dhe fondacionit Atlas do të mbledhë politikanë të shquar, udhëheqës nga bota e biznesit dhe sektorit jofitimprurës, zyrtarë të qeverisë, akademikë, përfaqësues të medias dhe ish-zyrtarë të lartë të vendeve të Europës Juglindore. Konferenca do të jetë një mundësi për të diskutuar mbi sfidat kryesore me të cilat përballet Europa Juglindore, ndërsa ligjerata hyrëse do të mbahet nga Bill Klinton. Pjesëmarrës të tjerë të konferencës do të jenë edhe ish Presidentët kroat dhe slloven, Stipe Mesiç dhe Milan Kuçan, Drejtori i Bankës së Investimeve evropiane, Tomas Baret dhe zëvendës presidenti i grupit Abu Dabi Kapital, Muhamed Tarhini.