E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadare në Euronews për zhvillimet në Shqipëri

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare në një intervistë për rrjetin televiziv "Euronews" pas marrjes së çmimit "Princi i Asturias" ka folur për rënien e komunizmit në Evropë, për largimin nga Shqipëria dhe për peruiudhën e Shqipërisë në vitet '90. Ai tha se Shqipëria në vitet '90 ishte ne dilemë nëse duhej të bashkohej me sovjetikët apo me Perëndimin .
"Në vitet '90 Shqipëria po tentonte bashkimin me sovjetikët me kundërshtarët e Gorbaçovit", tha ai. Duke folur për largimin e tij nga Shqipëria ai tha se u largua për të inkurajuar demokracinë. "Duhej një lëvizje e fortë për zgjimin e demokracisë",argumentoi ai.
Kadare foli edhe për bashkimin Shqipëri-Kosovë duke e vlerësuar atë si një bashkim sentimental. "Nuk mund të ketë bashkim politik dhe organizativ", tha ai. Sipas tij, asnjë parti nuk ka program për bashkimin dhe çështja e bashkimit do ventitet.
Kadare theksoi se Shqipëria dhe Kosova e kanë të ardhmen në BE .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›