E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadare nominohet për Nobel

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare është propozuar si kandidat për çmimin Nobel në letërsi për vitin 2012.

Siç njofton BalkanWeb, propozimi ka ardhur nga Akademia e Shkencave Shqiptare. Kryetari i saj, akademik Gudar Beqiraj e ka propozuar shkrimtarin e shquar dhe anëtarin e Akademisë Ismail Kadare si kandidat për çmimin Nobel për letërsi në njohje të veprave të tij, tashmë të përkthyera në shumë gjuhë të botës, si dhe të vlerave si përfaqësues i artit dhe kulturës.

Propozimi i është bërë Komitetit për çmimin Nobel pranë Akademisë Suedeze, me kërkesën e saj për një kandidaturë.

Ismail Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin Nobel për letërsi, por pa mundur ta fitojë atë. Ndërkohë, Kadare është fitues i çmimit ‘Man Booker International’, të cilin e ka fituar në vitin 2005 si dhe i çmimit “Princi i Asturias” për letërsi, i cili iu dha në vitin 2009.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›