E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kadastra ka mbivendosur truallin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

Gjyqi për tenderin e Lagunës së Patokut, qeveria mbron deputetin Prenga

Trualli ku është planifikuar të ndërtohet godina e re e Gjykatës Administrative të Tiranës rezulton të ketë probleme dokumentacioni dhe mbivendosje pronësie, duke vënë në pikëpyetje ecurinë e projektit.

Sipas një procesverbali të siguruar nga WebLajm.com, çështja është diskutuar në mbledhjen e Këshillit të Gjykatës Administrative, ku është bërë e ditur se, megjithëse në projektbuxhetin afatmesëm 2027–2029 janë parashikuar fondet për ndërtimin e godinës së re, procedurat nuk mund të avancojnë pa u zgjidhur statusi juridik i truallit.

Drejtoresha e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, Vilma Bogdani, ka informuar se Gjykata ka zhvilluar komunikime të vazhdueshme me Ministrinë e Drejtësisë për rifreskimin dhe plotësimin e dokumentacionit të pronësisë, si edhe për pajisjen me certifikatën përkatëse. Megjithatë, trualli vijon të rezultojë me mbivendosje pronësie, duke penguar përfundimin e procedurave administrative.

Në dokument thuhet gjithashtu se, sipas informacionit të përcjellë nga kancelarja e komanduar, Selvana Gogo, Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar verbalisht se aplikimi për rifreskimin e dokumentacionit është kryer. Pavarësisht kësaj, deri në zhvillimin e mbledhjes nuk ishte vënë në dispozicion asnjë konfirmim zyrtar apo dokument që të provonte përfundimin e procedurës.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›