E Hënë, 2 Nëntor 2026

Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë u mbyll për të rifilluat pasdite ndërsa pati tensione të forta gjatë shqyrtimit të procedurës për miratimin e projektmarrëveshjes së bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes.

Situata u përshkallëzua pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi që projektmarrëveshja të shqyrtohej me procedurë të përshpejtuar, duke njoftuar se seanca do të rifillojë në orën 15:00, pasi dokumenti të shqyrtohet fillimisht në komisionet parlamentare.

Vendimi u kundërshtua nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët bllokuan foltoren e Kuvendit në shenjë proteste, duke penguar vijimin e punimeve. Marrëveshja kishte ardhur në Parlament prej muajsh.

Përplasjet verbale dhe tensionet në sallë çuan në ndërprerjen e seancës, e cila pritet të rifillojë pasdite, në përputhje me vendimin e Kryesisë së Kuvendit. a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›