Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim

Dhomat e Specializuara në Hagë e kanë shpallur ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, fajtor për disa nga akuzat.
Veseli ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit dy mijë e njëzet, pas konfirmimit të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria e Specializuar.
Ai i kishte mohuar të gjitha akuzat dhe ishte deklaruar i pafajshëm.
PE miraton rezolutën për Kosovën: Reformat dhe përparimi në dialog, kyç për rrugën evropianeProcesi gjyqësor ndaj Veselit, Hashim Thaçit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nisi në prill të vitit dy mijë e njëzet e tre.
Aktakuza përfshinte gjashtë pika për krime kundër njerëzimit dhe katër pika për krime lufte.
Prokuroria kishte kërkuar dënim deri në dyzet e pesë vjet burgim për secilin prej katër të akuzuarve, ndërsa mbrojtja kërkoi pafajësi.
Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe mund të kundërshtohet në apel.