E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadriu: Nuk do të hyj në politikë, inkurajoj gratë e tjera

Kryeredaktorja e gazetës Kosova Sot Margarita Kadriu ka mohuar mundësinë për angazhimin e saj në politikë.

“Përkundër kritikave dhe ofertave të panumërta që kamë marrë prej të gjitha partive unë kam pasur dhe kam vetëm një përgjigje: JO”, ka thënë ajo për Indeksonline.

Më herët ishte raportuar për mundësinë e kandidimit të saj në zgjedhjet e nëntorit.

Kadriu thotë se keqkuptimi ka ardhur nga editoriali i saj ku ka bërë thirrje që të kandidohem më shumë gra për kryetare komunash./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›