Kafeja parandalon depresionin
Gratë që pijnë një ose më shumë filxhana kafeje në ditë janë më pak të prirura për të rënë në depresion. Siç bën me dije BBC, përfundimet vijnë pas një studimi të realizuar me 50 mijë femra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ende nuk është e qartë se përse ndodh kjo, por mendohet se kafeina mund të stabilizojë nivelin e kimikateve në tru. Kafeja dekafeinato nuk e ka këtë efekt.