Në koncert, bashkë me bijën

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 12:21
Madonna e ka marrë me vete vajzën e saj 15 vjeçare në turne.
Madje krijuesja e hitit “Hung UP” i ka kërkuar vajzës së saj 15 vjeçe që të zgjedhë valltarët që do të vallëzojnë prapa Madonnas në koncertin që do të mbahet në Londër.
“Shumë valltarë nuk kanë qenë të përfshirë në audicion për këtë shkak. Megjithatë, Madonna e di se Lourdes është e gatshme që ta bëjë këtë punë”, tha një burim.