E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kafshët zaptojnë aksin e zonës turistike

Megjithëse ka rreth 10 ditë që është hapur zyrtarisht sezoni turistik në plazhin e Velipojës, aksi që të çon në këtë zonë turistike është kthyer në burim aksidentesh. Në të shumtat e rasteve, shkak nuk është as shpejtësia, as mungesa e sinjalistikës dhe as terreni i rrëshqitshëm, por dalja krejt papritur në rrugë e kafshëve të banorëve të zonës. Në mjaft raste, aksi është thuajse i bllokuar, dhe drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të qëndrojnë në vend derisa të lirohet së paku njëra karrexhatë. Sipas drejtuesve të sektorit të Qarkullimit Rrugor të Shkodrës, në segmentin pranë fshatit Trush lëvizja e kafshëve është një shqetësim tejet i madh për drejtuesit e mjeteve.                 r.d

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›