Turizmi, shërbimi i farmacive 24 orë non stop në Lezhë

Sherbimi farmaceutik ne qytetin e Lezhes do te jete 24 ore dhe me nje grafik qe do te prezantohet ne ambjente publike. Kjo eshte arritur pas nje diskutimi qe Drejtoria e Shendetit Publik ne Lezhe ka patur me perfaqësuesit e farmacive ne kete qytet, duke percaktuar edhe nje grafik te posacem per ta.
Megjithese ky eshte nje detyrim ligjor, nevoja per tu sherbyer jo vetem qytetareve por dhe turisteve te shumte qe frekuentojne kete zone, ka bere qe te kerkohet zgjatja e ketij sherbimi gjate 24 oreve, gje e cila ka gjetur mirekuptimin dhe mbeshtetjen edhe nga Urdheri i Farmacisteve.
Per drejtorin e Shendetit Publik ne Lezhe, Sander Marku, sherbimi 24 ore i farmacive ne qytet dhe zonat turistike eshte nje ndihme qe shkon per qytetaret dhe turistet, ndaj eshte pare e domosdoshme qe te krijohet edhe kjo lehtesi per ta.
Megjithese ne Lezhe ka nje numer te konsiderueshem farmacish qe shtrihen ne te gjitha lagjet e qytetit, por edhe zonat turistike, asnjera prej tyre nuk ka afruar deri me tani sherbim 24 ore.