Kagawa i gatshëm për Man Utd-in

Reprezentuesi japonez Shinji Kagawa ka thënë se mezi pret fillimin e aventurës së tij në Manchester United pas zyrtarizimit të marrëveshjes për transferimin e tij në Old Trafford.
“Pa dyshim, do të jetë një sfidë e madhe për mua, dhe e di se gabimet nuk do të tolerohen”, tha mesfushori ofenziv.
“Më duhet të punoj edhe më shumë. Do ta marr këtë mundësi një hap të madh në karrierën time”, deklaroi 23 vjeçari. Gjiganti nga Premierliga më 5 qershor njoftoi se ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për transferimin e Kagawas.