E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaidanow: Edita kontroverse

Nga Express më 06 shtator 2011 në ora 09:59

Wikileaks vazhdon të publikoj vlerësimet e SHBA-së për politikanët kosovarë. Negociatorja e tanishme në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri para katër vjetësh është cilësuar si person "kontrovers" nga Zyra amerikane dhe ambasadorja Kaidanow.

"Figura e mirënjohur dhe shpesh kontroverse, Edita Tahiri e cila iu bashkua listës zgjedhore të PDK-së me partinë e saj Alternativa Demokratike e Kosovës, i tha zyrës ndaras se ajo ka hyrë në aleancë me PDK-në për shkak se ishte e impresionuar me planet e saj (lexo"PDK) ekonomike të ‘qendrës së djathtë’ dhe deklarimin që Thaçi ia bëri asaj se do ta marr partner në koalicion cilindo që ka përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së" thuhet në kabllo. (indeksonline)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›