E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bandic për pjesën e ëmbëlsirës së interesit të përbashkët

Nga Express më 06 shtator 2011 në ora 12:12

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, të martën ka pritur në një takim kryetarin e Komunës së Zagrebit, Milan Bandic, me ç’rast është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ekonomikë në mes Kosovës dhe Kroacisë, si dhe për raportet e pushtetit qendrorë me atë lokal.

Pas takimit në një konferencë për media ministri Beqaj tha se në takim me kryetarin Bandic është diskutuar për raportet e pushtetit qendror me pushtetin lokalë, sa i përket ndërmarrjeve publike, por gjithmonë duke marrë shembujt më të mirë për shërbime ekselente ndaj qytetarëve të vendit.

Ai tha se kryetari Bandic me përvojën e tij si kryetar i një kryeqyteti jashtëzakonisht të madh, ofrojë sugjerimet dhe gatishmërinë e tij, për të ofruar ndihmë në fushën e definimeve të kompetencave të ndërmarrjeve publike në nivel qendror dhe në nivel lokal.

“Biseduam edhe për bashkëpunimin ekonomik, i cili duhet të jetë një bazë e të gjitha bashkëpunimeve dhe për potencialet që ka Kosova në pozicionimin e saj në nivel rajonal, qoftë përmes resurseve natyrore qoftë përmes popullsisë së re, e cila është e gatshme që të hynë në garën konkurruese drejt Unionit Evropian, sikurse që ka treguar edhe Kroacia në një mënyrë të suksesshme”, ka thënë Beqaj.

Nga ana tjerë kryetari i Komunës së Zagrebit, Millan Bandic tha se me ministrin Beqaj kanë diskutuar për mundësin e këmbimit të përvojave në mes të pushtetit qendror dhe lokal, në mënyrë që të ndërtojmë ardhmëri më të mirë për qytetarët e të dyja vendeve.

“Jam i bindu se krejt çka duhet bërë në Kosovë, e që besoj që gjithashtu edhe në Kroaci, do të gjejmë hapësirë që në garën tregtare të gjejmë pjesën e ëmbëlsirës së interesit të përbashkët”, ka thënë Bandic

Bandicka përsëritur edhe një herë se ajo që e ka pasionuar më tepër gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, është rinia e Kosovës, dhe sipas tij, kjo rini e arsimuar dhe e shëndosh është jo vetëm ardhmëria e Kosovës, por e regjionit dhe e Evropës. Në lidhje më këtë ai ka shtuar se mbetet detyrë e njerëzve që udhëheqin punët publike dhe atyre që udhëheqin këtë shtet që t’i përgjigjen sfidës për punësimin e tyre.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›