E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kajsiu Referendum per plehrat

E enjte 01 Dhetor 2011 1241 BLENDI KAJSIU I FTUAR NE EMISIONIN Demokracia e drejtperdrejte eshte argumenti i Blendi Kajsiut ne favor te zhvillimit te nje referendumi kunder importit te plehrave. Si pjese e grupit nismetar qe tashme ka depozituar kerkesen per referendum ne KQZ Blendi Kajsiu ka argumentuar ne emisionin Intervista se mjedisi i paster kerkon perpunimin e plehrave ne Shqiperi dhe jo sjelljen e tonelatave mbetje nga jashte. Kajsiu i eshte pergjigjur edhe akuzave te kryeministrit duke i cilesuar ato si nje perpjekje per te larguar vemendjen nga thelbi i ceshtjes. Sipas Kajsiut importi i plehrave shkon kunder qellimit te qeverise te pakten te shprehur per nje mjedis te paster apo kunder qellimit per te forcuar sektorin e turizmit. Rruga me e mire per ti realizuar keto sipas Kajsiut eshte perpunimi i plehrave brenda vendit.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›