Kakà: Te Reali është e lehtë të luash
Braziliani Kakà ka thënë se për të ishte shumë e lehtë të luante përkrah yjeve të tjerë të Realit të Madridit. Eshtë shumë e lehtë të luash në një skuadër me lojtarë aq cilësorë, ka thënë ai pas debutimit me Realin në Spanjë, ku madrilenët mundi 2-0 në një miqësore Real Sociedadin.
Kakà nuk i kurseu komplimentet për një tjetër galaktik të skuadrës, spanjollin Ksabi Alonso, i blerë kohët e fundit nga Liverpuli. “Ksabi Alonso na ka sjellë shumë siguri dhe rrjedhshmëri në skuadër. Gjëja më e rëndësishme tani është të gjejmë balancën e duhur dhe besoj se jemi duke shkuar në atë drejtim,- ka thënë ai. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin dhe besojmë se mund të arrijmë në nivele të larta së bashku. E kam vënë re se skuadra e qarkullon më mirë topin me Ksabi Alonson dhe kjo është shumë e rëndësishme,”- ka thënë mesfushori i blerë nga Milani në qershor për 65 milionë euro.
Një tjetër blerje e shtrenjtë, madje më e shtrenjta, Kristiano Ronaldo, është i mendimit se skuadra është duke arritur nivelin më të lartë në këtë fazë përgatitore, atë nivel që presin edhe tifozët. “Ne jemi duke punuar shumë çdo ditë për të arritur formën që dëshirojmë, por e di se nuk do ta kemi të vështirë ta arrijmë në një periudhë të shkurtër kohore,”- ka thënë portugezi.
Reali do të luajë kundër Borusias së Dortmundit në një miqësore në Gjermani nesër, ndërkohë që sezoni i ri në Spanjë nis në fund të këtij muaji.
Presidenti i Realit, Florentino Perez, ka shpenzuar më shumë se 250 milionë euro për lojtarë si Kakà, Alonso, Ronaldo dhe Karim Benzema, që kur mori drejtimin e klubit në muajin Qershor, me synimin për t i bërë kampionët e nëntëfishtë të Europës të mëdhenj sërish. Perez ishte në krye të Realit në periudhën 2000 - 2006, kur skuadra e tij u quajt Galaktikët, pasi kishte në gjirin e saj lojtarë si Zinedin Zidan, Luis Figo dhe Devid Bekham. Por edhe pse Reali fitoi dy tituj të Spanjës dhe një Ligë Kampionësh, nga viti 2003 deri në 2006 nuk mori asnjë trofe të madh dhe ekziston frika se yjet e rinj mund të dështojnë të fitojnë trofe edhe këtë sezon.