E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrara: Juve duhet të punojë më shumë

Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, nuk ka qenë shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, pas humbjes në edicionin e 19-të të Berlusconi Trophy ndaj Milanit.
Ferrara shpreson se ekipi i tij, veçanërisht në fazën e sulmit, mund të përmirësohet në javët e ardhshme, pasi synon të punojë shumë në këtë aspekt. "Sa i takon posedimit të topit, sulmuesit ishin shumë afër njëri-tjetrit. Mendoj se Juventsi, së bashku me Interin dhe Milanin, pa harruar edhe Romën, është një prej ekipeve që synojnë titullin në ligë", thotë trajneri i biankonerëve
"Gjithmonë kemi luftuar fuqishëm me Milanin, por me besnikëri. Nuk besoj në fat të keq, dua ta fitoj këtë trofe (Serie A)", ka shtuar Ciro Ferrara
Ferrara po ashtu i është referuar faktit se tradicionalisht ka parë se kur ekipi ka humbur në Berlusconi Trophy, po thuajse gjithmonë ia ka dalë mirë në Serie A, atë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›