Kaka Cristiano eshte me i kompletuar se Messi

Kaka’, mesfushori i Real Madrid, është shprehur për një televizion brazilian se Cristiano Ronaldo dhe Messi janë futbollistët më të mirë në botë, por portugezi është më i kompletuar se argjentinasi i Barcelonës.
“Nuk mund të them se kush është futbollisti më i mirë në botë sepse është relative dhe shumë varet nga ajo që bën me ekipin ku luan. Individualisht ata janë dy lojtarët më të mirë, por mendoj se Cristiano është më i mirë. Është më i kompletuar sepse bën gola me të djathtën, të majtën, me kokë dhe me goditje dënimi”, u shpreh braziliani duke lavdëruar shokun e tij të ekipit tek Real.
Kur u pyet se pse u largua nga Milani, Kaka’ theksoi se kuqezinjtë për herë të parë po mendonin të shisnin për të mbushur arkën e klubit.
“Mendova se aventura me Milanin kishte përfunduar. Në të gjithë historinë e tij, Milani nuk kishte shitur kurrë një lojtar për të marrë para dhe kur erdhi oferta e Manchester City, drejtuesit e menduan seriozisht. Në këtë moment edhe unë fillova të mendoj se Milani ishte i gatshëm të më largonte. Nëse duhej të largohesha nga Milani doja të luaja vetëm për Real Madrid dhe për asnjë klub tjetër”, u shpreh Kaka’.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Neymar rinovon kontratën me Santos
Neymar ka nënshkruar në mënyrë të papritur një kontratë të re me klubin e tij Santos mbrëmjen e së mërkurës. Kombëtarja mbetet pa trajner
Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon të mbetet në kërkim të trajnerit të përfaqësueses shqiptare, gjë e cila mbetet një ndër problemet kryesor për një moment kryesore në këtë fazë tranzicioni të kombëtares ku po largohen lojtarët e ashtuquajtur veteran e po afrohen lojtarë të rinj. Probleme tek Franca, dëmtohet Nasri
Samir Nasri nuk do të luajë në ndeshjet miqësore me SHBA dhe Belgjikën në 11 dhe 15 nëntor. Lajmi konfirmohet nga Federata Franceze e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen e saj të internetit. Tevez injoron City-n
Karlos Tevez dhe Mançester Siti janë në një luftë të hapur. Shkak për këtë u bë kërkesa e sulmuesit argjentinas për të qëndruar në vendin e tij më shumë nga sa u lejua nga drejtuesit e klubit anglez. Del Piero: Nuk do tërhiqem nga futbolli
Alesandro Del Piero nuk ka ndërmend t’i thotë lamtumirën futbollit në përfundim të këtij sezoni. Është vetë sulmuesi italian që e ka deklaruar një gjë të tillë për të përditshmen ‘France Football’, pikërisht ditën e 37 vjetorit të tij të lindjes.
Lajmet kryesore
Wollfarth: Nevojë urgjente për reformë zgjedhore
Partitë të mbajnë fjalën
Pensionet, “sulmi” mbi financat
Raporti i BE: Eurozona rrezikon recesionin
Përleshjet në Mitrovicë, Policia vijon hetimet
Tetovë, Berisha: Ridimensionim elitës intelektuale