Vjedhja ne gjykate ka gjurme

Policia e cila ka nisur hetimet për vjedhjen e një sasie parash në dhomën e provave në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Përvec marrjes në pyetje të personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, policia ka konstatuar edhe gjurmë në zarfin ku mbaheshin paratë e vjedhura.
Sipas burimeve policore gjurmët e gjetura në zarf do të krahasohen me ato të personave që kanë patur akses për të hyrë në dhomën e provave, pasi zarfi mund të jetë prekur nga shumë persona, përfshi këtu prokurorët e cështjes që kanë mbledhur provat, anëtarët e trupit gjykues që i kanë administruar, e deri tek sekretaret dhe mirëmbajtësja e dhomës së provave.
Një fakt që vështirëson, të paktën për momentin identifikimin e autorit të vjedhjes, është fakti se grupi i hetimit di vetëm kohën kur u konstatua mungesa e parave në zarf, ndërsa nuk dihet se kur janë vjedhur lekët dhe sasia e eurove.
Aktualisht veprimet hetimore po zhvillohen nga policia e cila pas mbledhjes e krahasimit të provave apo gjurmëve të gjetura pritet ta dërgojë dosjen në prokurori.
Sakaq në Gjykatën e Krimeve të Rënda ende nuk ka asnjë masë administrative ndaj personave që kishin akses në dhomën e provave dhe pritet që vendimet ndaj tyre të merren nga grupi i inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika “Tutori” i një fëmije 10 vjec, nën akuzë
Kur në rruge jo zyrtare flitet se mjaft te mitur shtyhen ne krime si vjedhja nga te rriturit, ne Gjykaten e Tiranes, si rralle ndonjehere nisi nje proces penal, ne te cilin eshte i pandehur nje banor nga Paskuqani, qe akuzohet se ka shtyre nje te mitur ne krim. Korcë, masa parandaluese për përmbytjet
Me uljen e ndjeshme të temperaturave dhe prishjen e kushteve atmosferike Prefekti i Korcës ka ngritur Shtabin e Emergjencave Civile për qarkun e Korcës.
"Shullazi", Kuvendi: Makina, jo e institucionit
Kuvendi i Shqipërisë mohon njoftimet e fundit ne media, se makina në cilën ndodhej Emiljano Shullazi në momentin e ndalimit është pronë e këtij institucioni. Vjedhja në dhomën e provave
Vjedhja e disa sendeve në dhomën, ku ruhen provat e të akuzuarve në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka krijuar pështjellim në Ministrinë e Drejtësise. Vrasja e oficerit, jepet pretenca për autorët
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka dhënë mesditën e së mërkurës pretencën për dy të akuzuarit e vrasjes së agjentit të anti-drogës, Roland Rexhepi, ngjarje e ndodhur në korrrik të 2009-s.
Lajmet kryesore
Wollfarth: Nevojë urgjente për reformë zgjedhore
Partitë të mbajnë fjalën
Pensionet, “sulmi” mbi financat
Raporti i BE: Eurozona rrezikon recesionin
Përleshjet në Mitrovicë, Policia vijon hetimet
Berisha në Tetovë: Ridimensionim elitës intelektuale