E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Demtimi me ka penguar, ky nuk ishte sezoni im

I vene ne qender te kritikave per demtimet e njepasnjeshme dhe performancen e ulet qe ka treguar kete sezon me Realin e Madridit, duke mos e justifikuar ne kete menyre shumen e madhe te parave qe jane derdhur per asin brazilian, Kaka ka konfirmuar te njejten gje, ne nje konference per shtyp. "Nuk jam aspak i lumtur me performancen time, pasi problemi im kryesor eshte fizik", - theksoi braziliani ne pergjigje te pyetjes rreth dyshimeve ne lidhje me demtimet e shpeshta. "Kur jam mire fizikisht, performanca ime ngjitet ne nivelet te larta. Vetem ne keto raste ndihem i lumtur, por edhe tifozet gjithashtu", - shprehet Kaka. Ish-ylli i Milanit nuk gjeti miratimin e tifozeve, gjate ndeshjes me Lionin, ne Champions, qe solli eliminimin e shpejte te skuadres madrilene. Fershellimat e tifozeve ne drejtim te brazilianit, ne ndeshjen me Lionin nuk ishin dicka e re per brazilianin. "Ata me kane fershellyer mua edhe kur isha ne "San Paolo", te Milani dhe me ekipin kombetar te Brazilit. Kjo i ndodh cdo lojtari. Gjerat nuk ecin ne drejtimin e duhur, gjithmone dhe ajo me kryesorja eshte se duhet te ndaj me tifozet cdo gezim", - perfundon Kaka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›