E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet sot, Finalja Boterore e Red Bull Street Style 2010

Zhvillohet sot takimi i futbollisteve Freestyle me te mire ne bote ne Cape Town per aktivitetin e madh boteror, Red Bull Street Style 2010. Sportiste nga 60 shtete te botes do te konkurrojne per titullin Kampion Bote ne Red Bull Street Style 2010. Per here te pare Red Bull Street Style u zhvillua edhe ne Tirane me 28 Janar 2010 me pjesemarrjen e konkurrenteve nga Shqiperia dhe Kosova. Fituesi i ketij kampionati, 21-vjecari nga Tirana, Fabian Duro do te perfaqesoje shqiptaret dhe do te ngreje flamurin kuq e zi ne kete konkurrim boteror, ne Afriken e Jugut ku marrin pjese rreth 60 shtete. Ne panelin gjykues do te jene figura te shquara te fushes se futbollit boteror, per te vleresuar dhe perzgjedhur nje kampion bote te denje te Red Bull Street Style 2010. Ashtu si me 2008, holandezi Edgar Davids do te jete ne krye te jurise. Holandezi gjate karrieres se tij te shkelqyer ka qene pjese e kater skuadrave me te mira Evropiane si Ajax Amsterdam, Inter Milan, FC Barcelona, Juventus dhe AC Milan, me te cilen ai fitoi UEFA Champions League ne 1995. Si ne futboll, edhe ne kete konkurrim nuk duhen perdorur duart ose krahet. Anetaret e jurise vleresojne performancen e konkurrenteve ne baze te kontrollit mbi topin, kreativitetit dhe stilit ne kombinim me muziken.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›