E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: E perseris, nuk dua te largohem nga Milani

Ylli i Milanit, Kaka insistoi edhe nje here tjeter se nuk do te largohet nga klubi i tij, ne fund te ketij edicioni, pavaresisht zerave qe vijne nga Spanja, se marreveshja mes tij dhe klubit ka perfunduar para kohe. Asi brazilian i Milanit, ka qene subjekt i spekulimeve te medha, sidomos ne mediat spanjolle, per t'u transferuar tek Reali i Madridit. Kandidati kryesor per president i Realit te Madridit, Florentino Perez e ka perfshire brazilianin, si pjese e fushates se tij, para se te konfirmohet ne drejtimin klubit te madh spanjoll. Asi i Milanit mbetet nje nga me te kerkuarit ne merkato, sidomos pas ofertes se madhe qe i afroi Mancester Siti, te cilen e refuzoi per arsye te ndryshme. "Dua t'iu them te gjitheve, se nuk do te iki. Nuk do te largohem nga Milani", - theksoi Kaka. Braziliani nuk la pa akuzuar edhe mediat e medha ne Spanje, qe ndjekin politikat e klubit te realit dhe japin zakonisht informacione te gabuara, pasi ai kembengul se nuk ka folur dhe nuk ka rene dakord me drejtuesit madrilene.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›