Shahktar fiton Kupen UEFA, festa i jep lamtumire kompeticionit
Tifozet e Shakhtar Donetsk festuan gjate ne Stamboll, pas fitimit te finales se Kupes UEFA, me Verder Bremenin, duke e dhene ne kete menyre lamtumiren e duhur ketij kompeticioni, qe nuk do te jete per edicionin tjeter. Festa e Shahktar Dontesk vijoi edhe ne Ukraine. Lojtaret dhe trajneri rumun jane pritur si heronj, pas ketij suksesi te madh. CSKA e Moskes, Zenit Shen Petersburgu ishin ekipet fituese te dy edicioneve te fundit, cka do te thote se futbolli ne ish-vendet e Bashkimit Sovjetik po vjen ne rritje. Qe prej viti 1971, kur eshte luajtur finalja e pare e UEFA-s, Ukraina fitoi trofeun e pare ne historine e saj. Edhe pse nje kompeticion qe ka pesuar ndryshime te medha, Kupa UEFA nuk eshte ndjekur masivisht nga tifozet dhe ka sjelle nje interes me te pakte, nga ana e klubeve te futbollit. Per kete arsye, ne edicionin tjeter Kupa UEFA do te kete disa ndryshime, ne nje prove tjeter, qe te konkurroje me mire. Ne Angli, Aston Vila beri te gjitha perpjekjet per te zene nje vend ne kater te parat, qe te kualifikohej ne Ligen e Kampioneve. Por kur e humbi betejen, interesi i saj ra edhe pse ndodhej ne zonen UEFA. "Per te zene nje nga kater ekipet e para, ne Ligen e Kampioneve eshte gjithcka", - thekson Martin O'Neil i Aston Viles. Pritja dhe sfidat qe luhen ne Ligen e Kampioneve sjellen te ardhura dhe fitime te mjaftueshme per klubet evropiane. UEFA ndryshoi kesisoj organizimin e ketij kompeticioni per sezonin 2009-10. Ne Evrope Liga, qe zevendesoi Kupen UEFA, do te kete me shume klube te medha evropiane, qe t'i jepet rendesia e duhur.