Kaka: Jam i kënaqur që Reali pagoi më tepër për Ronaldon
"Të jesh lojtari më i paguar nuk është barrë e lehte për tu mbajtur sepse ka shume presion, çdocili flet për të” tha Kaka. Të dy lojtarët arritën tek Madrilenët në verë, Ronaldo për 94 milion euro, ndërsa Kaka kundrjet 64 milion eurove.“ Mendoj që Kristiano e ka vertetuar që Reali bëri më të mirën duke e blerë për aq para, dhe jam shumë i lumtur që e kam në skuadër. Këtë sezon Manchester United do e kuptojë mirë se sa i rëndësishëm ishte Kristiano për ata”, përfundoi Kaka.