Kaka: Më habiti Mourinho

Leite Kaka kur po luan me Realin, shpeshherë edhe po shënon. Kështu ishte edhe mbrëmë në ndeshjen me Ajax në të cilën sfidë Kaka shënoj gol si kapiten i skuadrës. Pas ndeshjes mediat ishin të interesuara për të marrë një opinion nga ai lidhur me të ardhmen e tij.
”Unë mendoj se luajta një ndeshje të mirë ku shënova edhe një gol. Të them të drejtën me habiti Mourinho që mua më zëvëndësoi në minutën e 70. Unë shpresoj që të luaj më tepër që të tregoj veten për të qenë pjesë e Kampionatit Botëror me Brazilin. Sa i përket të ardhmes time, mund të them se tani nuk ka asgjë, por se është koha që të sqarojmë këtë gjë me Realin” deklaroi Kaka./Indeksonline/