Kaka, klauzolë 1 miliard si Ronaldo
Do të blesh Kaka dhe Ronaldon? Kushtojnë 2 miliardë euro. Florentino Perez, pasi harxhoi 160 milionë për çiftin e mrekullueshëm, nuk dëshiron të ketë surpriza. Kështu që pas blindimit të Ronaldos vetëm pak javë më parë, ai të njëjtën gjë ka bërë edhe me brazilianin Kaka. Sipas një burimi shumë pranë presidentit të "Galacticos", për Rikin është gati një kontratë me një kaluzolë antisheike prej 1 miliard eurosh për prishjen e kontratës. Pasi ka blerë më të mirin e katër kampionateve (Angli, Francë, Itali) dhe është pranë Riberisë (më i miri i Gjermanisë), e vetmja ëndërr e parealizueshme e Perezit është më i miri i Spanjës: Mesi i Barcelonës.